1.
Krijimi, zbatimi dhe promovimi i mekanizmave të qëndrueshëm të shoqërisë për forcimin e shtetit të së drejtës, respektimin e të drejtave të njeriut, kryerja dhe monitorimi i reformave thelbësore dhe të rëndësishme në vend si dhe vlerësimi i impaktit të tyre.
2.
Kryerja, stimulimi dhe mbështetja e kërkimeve dhe ndërhyrjeve cilësore mbi politikat publike dhe strategjike, ndryshimet sistematike ligjore dhe praktike, monitorimi i transparencës dhe llogaridhënies /mbikqyrjes publike, inkurajimi i aktivizmit qytetar në sferën politike, shoqërore, fushën e biznesit, veprimtari kulturore dhe sociale, nxitja e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e politikë-bërjes dhe përfshirja e tyre në vendimmarrje si në nivel vendor ashtu edhe në nivel kombëtar;
3.
4.
Rritjen dhe forcimin e besimit të qytetarëve në institucionet shtetërore, promovimin e të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës, shtimin e pjesëmarrjes së shoqërisë civile dhe aktorëve private në formulimin, implementimin dhe monitorimin/vlerësimin e politikave publike nëpërmjet ofrimit të ekspertizës në fusha të ndryshme duke përfshirë edhe atë ligjore.
5
Shpërndarjen e informacionit dhe gjetjeve për të rritur nivelin e sensibilizmit/ndërgjegjësimit qytetar dhe publikut të gjerë si dhe rritjen e nivelit të njohurive të tyre mbi çështje të shtetit të së drejtës, të drejtave dhe lirive të njeriut, demokracisë, qeverisjes, politikave dhe reformave, ndryshimit dhe përmirësimit të kuadrit ligjor etj.
Projekte dhe nisma
Institute for Strategic Development në kuadër të zbatimit të Projektit “Artivist Stafete”, financuar nga Delegacioni Europian në Shqipëri (IPA/2020/421-822) dhe fushata ndërkombëtare “Orange the World” – 16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me bazë gjinore ndaj grave dhe vajzave”, organizoi në #COD, Femme Salon “Ndërtimi i urave të sigurisë”.
Ekspozita ‘Vajza dhe mure’ është një bashkim i mozaikëve të vegjël të punës me grep, ku secila prej tyre simbolizon të gjitha problematikat.
ART is important to ACTIVISM, because it is a great instrument to send messages, make important statements and make us reflecting and addressing crucial issues to society we belong to.