Bashkia Divjake është një nga bashkitë përfituese të projektit “Rritja dhe Forcimi i Rolit të të rinjve në procesin e vendimmarrjes në nivel vendor”, i cili po zbatohet nga Institute for Strategic Development me qëllim fuqizimin dhe funksionalizimin e Këshillave Vendorë Rinorë.
Në takimin e zhvilluar ditën e sotme ndërmjet Drejtores Ekzekutive të ISD znj. Erisa Proko dhe Kryetarit të Bashkisë Divjakë z. Josif Gorrea, u prezantuan qëllimi i projektit, aktivitetet e parashikuara dhe rezultatet që synohet të arrihen.
Si një organ këshillimor, Këshilli Vendor Rinor luan një rol të rëndësishëm në informimin, evidentimin dhe adresimin e problematikave që kanë të rinjtë në bashki duke advokuar tek Kryetari i Bashkisë apo Këshilli Bashkiak.
Në këtë kontekst, nëpërmjet aktiviteteve dhe produkteve të projektit, do të synohet:
Krijimi i një sistemi të plotë mbështetës dhe organizativ për të rinjtë në Bashkinë Divjakë si dhe Rritja e vetëdijësimit të anëtarëve të Këshillit Vendorë Rinorë mbi kompetencat, rolin dhe përgjegjësitë që sjell me vete ky pozicion.
Z. Gorrea e mirëpriti me shumë kënaqësi zbatimin e këtij projekti duke shprehur mbështetjen e tij në arritjen e objektivave kryesorë dhe rezultateve të parashikuara.