Fokus Grup: Bashkia Divjakë / Mbështetja e pjesëmarrjes aktive të të rinjve në procesin e vendimmarrjes vendore në strukturat rinore dhe jetën e komunitetit
Fokus Grup: Bashkia Divjakë / Mbështetja e pjesëmarrjes aktive të të rinjve në procesin e vendimmarrjes vendore në strukturat rinore dhe jetën e komunitetit
Në fokus-grupin e parë me anëtarët e Këshillit Vendor Rinor (KVR) në Bashkinë Divjakë u evidentuan disa nga nevojat dhe sugjerimet që dolën nga diskutimet patën në fokus: Rritjen e informimit dhe ndërgjegjësimit tek të rinjtë mbi rolin dhe përgjesitë e tyre si pjesë e KVR; Hartimin e akteve të nevojshme rregullatore dhe ligjore për të lehtësuar dhe përshpejtuar proceset që lidhen me adresimin e çështjeve të ndryshme; Kryerjen e një procesi paraprak konsultimi në funksion të hartimit të planeve afatshkurtra, të cilat përcaktojnë prioritetet, objektivat, rekomandimet dhe aktivitetet që do të ketë në fokus KVR; Kryerjen e fushatave informuese/advokuese me qëllim përfshirjen dhe angazhimin e të rinjve si pjesë e KVR; Krijimin/promovimin e një strategjie komunikimi të KVR me qëllim prezantimin sistematik të veprimtarisë që kryen; Forcimin e rolit të KVR në drejtim të monitorimit, llogaridhënies dhe transparencës së strukturave lokale; Forcimin e bashkëpunimit me bashki të cilat kanë praktika të suksesshme në drejtim të rolit që të rinjtë luajnë në qytetin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *