Takim me Kryetarin e Bashkisë Fushë-Arrëz z. Hil Curri
Takim me Kryetarin e Bashkisë Fushë-Arrëz z. Hil Curri
Me qëllim prezantimin e projektit, objektivave dhe rezultateve që synohet të arrihen, Drejtorja Ekzekutive e Institute for Strategic Development znj. Erisa Proko zhvilloi një takim me Kryetarin e Bashkisë Fushë-Arrëz, z. Hil Curri, ku ndër të tjera u diskutua mbi nevojat dhe specifikat e Këshillit Vendor Rinor në këtë bashki. Institute for Strategic Development dhe grupi i punës do të mbështesin përgjatë zbatimit të projektit Këshillin Rinor Vendor me një paketë të plotë të kuadrit rregullator duke siguruar në këtë mënyrë një model të unifikuar të rregullave për mënyrën e organizimit dhe funksionimit të këtij organi të rëndësishëm këshillimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *