Fokus Grup: Fushë-Arrëz / Mbështetja e pjesëmarrjes aktive të të rinjve në procesin e vendimmarrjes vendore në strukturat rinore dhe jetën e komunitetit
Fokus Grup: Fushë-Arrëz / Mbështetja e pjesëmarrjes aktive të të rinjve në procesin e vendimmarrjes vendore në strukturat rinore dhe jetën e komunitetit
Në fokus grupin e zhvilluar në Bashkinë Fushë-Arrëz u diskutua mbi nevojat që kanë të rinjtë e këtij komuniteti si dhe nivelin aktual të funksionimit të Këshillit Vendor Rinor në këtë bashki. Duke qenë se Bashkia Fushë-Arrëz konsiderohet një bashki e vogël, të rinjtë përballen me sfida që lidhen me mungesën e theksuar të kapaciteteve financiare dhe njerëzore. Për këtë arsye ngritja dhe funksionimi i plotë dhe efiçent i KVR-së është mjaft i rëndësishëm në mënyrë që të rinjtë të adresojnë nevojat e tyre dhe të advokojnë për problematika të ndryshme që i shqetësojnë. Disa prej çështjeve aktuale, të cilat u konkluduan gjatë diskutimeve patën në fokus: Ndërgjegjësimin e të rinjve mbi rolin, përgjegjësitë dhe të drejtat e tyre; Informimin mbi detyrat dhe rolin që ka KVR, si dhe bazën ligjore të funksionimit; Angazhimin në KVR edhe të anëtarëve vullnetarë, përveç anëtarëve me të drejtë vote; Adresimin e nevojave për më shumë mbështetje për bashkitë e vogla, të cilat kanë mungesa financiare dhe kapacitetesh; Rritjen e mbështetjes për bërjen funksionale të KVR në Bashkinë Fushë-Arrëz, ku të përfshihen dhe asistohen edhe anëtarët e këtij organi këshillimor; Nxitjen dhe inkurajimin e të rinjve për të aplikuar në KVR; Krijimin e një plani veprimi të KVR-së ku të specifikohen prioritetet kryesore të profilizuara sipas fushave kryesore të tilla si: turizmi malor, IT, aktivitete artistike etj.; Zbatimin e politikave konkrete për të mbështetur dhe angazhuar të rinjtë; Rritjen e bashkëpunimit ndërmjet organizatave si edhe ndërmjet organizatave dhe bashkisë; apo edhe ndërmjet bashkive fqinje për ndarjen e përvojave të suksesshme; Mbështetjen e sektorit të rinisë dhe arsimit në Bashki për të qenë më aktiv dhe i përfshirë në procese konsultimi dhe dëgjesa të ndryshme.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *