Hartimi i planit për përgatitjen e draft-modeleve të nevojshme të kuadrit rregullator, Bashkia Divjakë
Hartimi i planit për përgatitjen e draft-modeleve të nevojshme të kuadrit rregullator, Bashkia Divjakë
Bashkia Divjakë është bashkia tjetër përfituese e projektit “Rritja dhe Forcimi i Rolit të të rinjve në procesin e vendimmarrjes në nivel vendor”. Pas fokus grupit të zhvilluar me të rinjtë e KVR-së në këtë bashki, eksperti vendor dhe palë të interesit kanë filluar hartimin e planit të punës, i cili do të shërbejë për të përgatitur dhe hartuar draft-aktet e brendshme rregullatore, të cilat do të mundësojnë funksionalizimin e Këshillit Vendor Rinor në këtë bashki. Procesi parashikon që pas reflektimit të komenteve dhe sugjerimeve të nevojshme, ekspertët ligjorë do të hartojnë draftet finale, të cilat do t’i dërgohen zyrtarisht KVR-së në Bashkinë Divjakë. Aktivitetet e projektit kanë si qëllim krijimin e një sistemi të plotë mbështetës dhe organizativ për të rinjtë, nëpërmjet mbështetjes së Këshillit Rinor Vendor me një paketë të plotë të kuadrit rregullator, duke siguruar në këtë mënyrë një model të unifikuar të rregullave për mënyrën e organizimit dhe funksionimit të këtij organi të rëndësishëm këshillimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *