Fokus grupi i dytë u organizua me pjesëmarrjen e anëtarëve të Këshillit Vendor Rinor në Bashkinë Divjakë, përfaqësuesve të Këshillit Bashkiak si dhe të rinjve të angazhuar në organizata rinore apo në strukturën e KVR-së.
Pas fokus grupit të parë të zhvilluar me të rinjtë e KVR-së në Bashkinë Divjakë dhe identifikimit të nevojave, eksperti ligjorë në bashkëpunim me ekspertët vendorë përgatiti dhe hartoi draft-aktet e brendshme rregullatore, të cilat shërbejnë për të mundësuar funksionalizimin e Këshillit Vendor Rinor në këtë bashki.
Gjatë këtij aktiviteti anëtarët e Këshillit Vendor Rinor në bashkinë Divjakë si dhe të pranishmit e tjerë u njohën dhe diskutuan mbi paketën e plotë të draft-modeleve të kuadrit rregullator për organizimin e KVR-së. Pas reflektimit të komenteve dhe sugjerimeve të nevojshme, eksperti ligjor përgatiti draftet finale, të cilat ju dërgohen zyrtarisht KVR-së në Bashkinë Divjakë.