Ky fokus grup u organizua si një takim vijues i fokus grupit të parë, qëllimi i të cilit ishte identifikimi i nevojave për hartimin e akteve të brendshme rregullatore, të cilat mundësojnë funksionalizimin e Këshillit Vendor Rinor (KVR).
Bazuar në identifikimin e këtyre problematikave dhe nevojave, eksperti ligjor në bashkëpunim me ekspertët vendorë përgatiti një paketë të plotë të kuadrit rregullator për të mbëshetur mënyrën e organizimit dhe funksionimit të KVR në Bashkinë Fushë-Arrëz.
Kjo paketë dhe aktet respektive u prezantuan dhe u diskutuan gjatë aktivitetit të ditës së sotme me anëtarët e Këshillit Vendor Rinor në bashkinë Fushë-Arrëz, duke ofruar komente dhe sugjerime të nevojshme, të cilat u reflektuan në draftet finale që ju dërgohen zyrtarisht KVR-së së kësaj bashkie.