A je i/e apasionuar pas lojërave të tavolinës dhe ndërtimit të paqes?
Kërkojmë 6 të rinj nga Shqipëria për të marrë pjesë në një trajnim rajonal unik, së bashku me bashkëmoshatarë nga Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina!
Çfarë ofron ky trajnim?
Ky trajnim është një mundësi për të mësuar mbi paqen dhe pajtimin në Ballkanin Perëndimor dhe për të bashkëkrijuar një lojë tavoline edukative që do të ndihmojë në promovimin e vlerave të ndërtimit të paqes.
Programi zhvillohet në kuadër të projektit "Peacebuilding on Board", i cili udhëhiqet nga NVO Prima Montenegro, në bashkëpunim me ISD Albania, SMOC Bosnja dhe Hercegovina dhe LINK Serbia, me mbështetjen e Zyrës Rajonale për Bashkëpunimin Rinor (RYCO).
Kush mund të aplikojë?
✅ Të rinj të moshës 18-25 vjeç
✅ Me njohuri të mira të gjuhës angleze
✅ Të interesuar për ndërtimin e paqes
✅ Kreativë dhe të familjarizuar me lojërat e tavolinës
✅ Të gatshëm për të punuar në ekip
Si është strukturuar trajnimi?
Një program në dy faza:
- Faza 1 – Sesione edukative mbi paqen dhe pajtimin
- Faza 2 – Krijimi i një loje tavoline me temë ndërtimin e paqes
