Në një rajon që ka njohur sfida historike dhe ndarje të thella, fuqizimi i të rinjve si ndërtues të paqes është një hap i domosdoshëm drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse. Është pikërisht kjo frymë që udhëheq projektin “Peacebuilding on Board”, në kuadër të të cilit Instituti për Zhvillim Strategjik (IZHS), në partneritet me NVO PRIMA (Mali i Zi), SMOC (Bosnje dhe Hercegovinë) dhe LINK (Serbi), ka krijuar një set të veçantë materialesh edukative promovuese, të dedikuara për përhapjen e vlerave të paqes, dialogut dhe bashkëjetesës në mesin e të rinjve të Ballkanit Perëndimor.
Fletëpalosja dhe stickers-at – mjetet kreative që flasin për paqen
Në kuadër të këtij projekti, IZHS prezanton:
- Fletëpalosjen informuese që prezanton në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme qëllimet e projektit, duke theksuar rëndësinë e ndërtimit të paqes si në nivel komunitar ashtu edhe në atë rajonal.
- Një seri stickers-ash me dizajn tërheqës dhe mesazhe frymëzuese, që synojnë të nxisin reflektim, shpresë dhe pozitivitet, vlera themelore për ndërtimin e një shoqërie të bashkuar dhe të paqtë.
- Do të jenë të aksesueshme në seksionin “Blog” të faqes sonë zyrtare https://isdalbania.org/
- Do të shpërndahen në rrjetet tona sociale, për të zgjeruar impaktin e tyre tek një audiencë më e gjerë rinore.
