Misioni
Misioni i ISD është forcimi i shtetit të së drejtës, përmirësimi i proceseve reformuese dhe qeverisëse, advokimi për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave & lirive të njeriut, ndërlidhja midis politikëbërjes dhe interesave të qytetarëve.
1+
PROJEKTE
1+
Pjesemarres
1+
Publikime
1+
Ekspozita
Qëllimi
Qëllimi kryesor i Qendrës “INSTITUTI PËR ZHVILLIM STRATEGJIK”, është:
- Krijimi, zbatimi dhe promovimi i mekanizmave të qëndrueshëm të shoqërisë për forcimin e shtetit të së drejtës, respektimin e të drejtave të njeriut, kryerja dhe monitorimi i reformave thelbësore dhe të rëndësishme në vend si dhe vlerësimi i impaktit të tyre;
- Kryerja, stimulimi dhe mbështetja e kërkimeve dhe ndërhyrjeve cilësore mbi politikat publike dhe strategjike, ndryshimet sistematike ligjore dhe praktike, monitorimi i transparencës dhe llogaridhënies /mbikqyrjes publike, inkurajimi i aktivizmit qytetar në sferën politike, shoqërore, fushën e biznesit, veprimtari kulturore dhe sociale, nxitja e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e politikë-bërjes dhe përfshirja e tyre në vendimmarrje si në nivel vendor ashtu edhe në nivel kombëtar;
- Krijimi, zbatimi dhe promovimi i mekanizmave për nxitjen e bashkëpunimit dhe partneritetit me grupet e interesit, përfaqësuesit e shoqërisë civile, median, aktorët privatë, institucionet shtetërore si dhe organizmat ndërkombëtarë, donatorë të huaj, për të orientuar diskursin publik dhe transparent në adresimin e çështjeve shqetësuese, përmirësimin e mjedisit ligjor dhe ofrimin e sugjerimeve dhe rekomandimeve për përmirësime në fusha të ndryshme, ndërtimin e standardeve për të mundësuar progresin e mëtejshëm të shoqërisë shqiptare, rritjen dhe forcimin e besimit të qytetarëve në institucionet shtetërore, promovimin e të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës, shtimin e pjesëmarrjes së shoqërisë civile dhe aktorëve private në formulimin, implementimin dhe monitorimin/vlerësimin e politikave publike nëpërmjet ofrimit të ekspertizës në fusha të ndryshme duke përfshirë edhe atë ligjore.
- Shpërndarjen e informacionit dhe gjetjeve për të rritur nivelin e sensibilizmit/ndërgjegjësimit qytetar dhe publikut të gjerë si dhe rritjen e nivelit të njohurive të tyre mbi çështje të shtetit të së drejtës, të drejtave dhe lirive të njeriut, demokracisë, qeverisjes, politikave dhe reformave, ndryshimit dhe përmirësimit të kuadrit ligjor
Qeverisja & Përputhshmëria