Hartimi i planit për përgatitjen e draft-modeleve të nevojshme të kuadrit rregullator, Bashkia Fushë Arrëz
Hartimi i planit për përgatitjen e draft-modeleve të nevojshme të kuadrit rregullator, Bashkia Fushë Arrëz
Një ndër qëllimet kryesore të fokus grupit të zhvilluar në Bashkinë Fushë-Arrëz në datën 11 korrik, ishte identifikimi i nevojave për hartimin e akteve të brendshme rregullatore, të cilat mundësojnë funksionalizimin e Këshillit Vendor Rinor. Në zbatim të këtij objektivi dhe me mbështetjen e ekspertit vendor, në Bashkinë Fushë-Arrëz filloi hartimi i planit të punës dhe përgjatë periudhës në vijim do të përgatiten draft-modelet e nevojshme të kuadrit rregullator. Këto draft-modele do ti nënshtrohen gjithashtu një procesi konsultimi të brendshëm me të gjitha palët e interesuara. Pas reflektimit të komenteve dhe sugjerimeve për përmirësim apo ndryshim, ekspertët ligjorë do të hartojnë draftet finale të cilat do t’i dërgohen zyrtarisht KVR në Bashkinë Fushë-Arrëz. Synimi i ISD është që në përfundim të projektit, të rinjtë nëpërmjet përfaqësuesve të tyre në Këshillin Vendor Rinor të kenë në dispozicion dhe funksional një sistem të plotë mbështetës dhe organizativ, duke ju krijuar mundësi të shprehen dhe të kontribuojnë efektivisht në jetën dhe zhvillimin e komunitetit të tyre.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *